S’kanë fund “dhimbjet e kokës” për Jose Mourinhon. Në përballjen e sotme mes Romës dhe Cremonese Nicolo Zaniolo ka pësuar një dëmtim horror.
Mesfushori nxori shpatullën pas një ndërhyrjeje të mbrojtësit kundërshtarë, duke bërë që ai të largohej mes vuajtjesh dhe lotësh nga fusha e lojës.
Një dëmtim i rëndë për italianin, i cili pritet të mungojë gjatë, teksa i shtohet në këtë mënyrë edhe mungesës disa mujore të Wijnaldum, me Mourinhon që tashmë seriozisht i kanë filluar “dhimbjet e kokës” pasi portugezi duhet të gjejë alternativa të tjera për t’i zëvendësuar dy lojtarët e dëmtuar.


