Lajme

Profesori Universitar: Perëndimi po bie pre e provokimeve të Serbisë, vizita e Escobar dhe Lajçak sa për shtensionim të situatës

08/23/2022 16:05
nga:Q R

Profesori i marrëdhënieve ndërkomëtare Dritëro Arifi, vizitën e Emisarit amerikan, Gabriel Escobar dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e vlerëson si shtensionim të situatës. Sa i përket marrëveshjës së targave, sipas tij, edhe për disa muaj do të jetë një marrëveshje e improvizuara siç ka qenë vitin e kaluar.

Arifi në një prononcim për GazetaBlic thotë se Perëndimi po bie pre e provokimeve të Serbisë.

“Do të jetë një vizitë sa për ta shtensionuar situatën, pra do të jetë një marrëveshje e improvizuar edhe për disa muaj siç ka qenë në vitin e kaluar për targa, prap do ta kemi nëj gjë të tillë të njëjtë, por problemi nuk po zgjidhet, kjo është zhgënjyese për mendimin tim se si edhe Perëndimi në njëfar mënyre po bie pre e provokimeve të Serbisë’, deklaron ai.

Derisa flet për rëndësin e vizitës, Arifi thotë se SHBA dhe BE duhet të vendosin prioritetet për të cilat duhet të bisedohet në mënyrë që, sipas tij, të shmangen çështjet teknike.

“Vizitën nëse e shohim nga prizmi i diplomacisë është një lëvizje pozitive e aleancës SHBA-BE, por nga këndvështrimi i asaj pse po e dëshirojnë këtë takim është zhgënjyese sepse zotëri Escobar para dy jave ka thënë se për SHBA-në çështja e Kosovës është e mbyllur, mirëpo me këto lëvizje dhe në njëfar mënyre Serbia po i detyron botën Perëndimore që të kërkojë kompromise nga Kosova për çështjet e brendshme të Kosovës, kjo është zhgënjyese sepse Perëndimi nuk po vendos kufij për Serbinë se deri ku mund të shkojë dhe njëfar mënyre gjithmonë po ia jep një ndjenjë të fitorës pavarësisht që ajo nuk është fitore, por ajo po e ndjejnë si të tillë, sepse po flet për Kosovës sikur të fliste për territorine vet, pra po ka interferim të fuqishëm në vendimarrjen e qeverisë së Kosovës, prandaj mendoj që SHBA dhe BE duhet ta vendosin se për çka po bisedohet, jo për çështje teknike që po hyjmë në vitin e 12 të negociatave dhe ne po kthehemi që në fillesat e parë të negociatave, mendoj që BE-ja duhet të vendos prioritet se cila temë duhet të diskutohet që i kalon këto nivele teknike, pra duhet të merremi me përmbajtjen jo me ambalazhin”, thotë ai.

 

“Marrëveshje para 1 shtatorit”, analisti politik: Nëse nuk dakordohen, do të ketë ndeshje mes Policisë së Kosovës dhe bandave të Vuçiqit në veri

Zbardhet agjenda e vizitës së Lajçakut në Kosovë dhe Serbi