Tashmë Daniel Lekndreaj është bërë me skuadër të re.
Një ndër basketbollistët më të mirë në Kosovë, Daniel Lekndreaj do të vazhdojë të luajë në basketbollin kosovar, por jo tek KB Peja.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Lekndreaj do të transferohet tek KB Bashkimi.
Zyrtarizimi i tij tek KB Bashkimi pritet të bëhet gjatë orëve në vazhdim.
Siç mëson portali ynë, Lekndreaj do të bëhet një nga basketbollistët më të paguar në Kosovë – pas kalimit zyrtar tek KB Bashkimi.
Basketbollisti shqiptar me nënshtetësi kosovare, Daniel Lekndreaj ka qenë fantastik në edicionet e fundit me paraqitjet e tij.
/GazetaBlic Sport


