Futbollisti kosovar i Shkupit, Melos Bajrami ka theksuar se skuadra e tij do të kalojë tutje dhe do të kualifikohet në grupet e Conference League.
Ballkani dhe Shkupi do të përballen të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet me fillim nga ora 20:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Bajrami thotë se përgatitjet e Shkupit po shkojnë mirë – teksa besojnë në kualifikim.
“Përgatitjet për ndeshjen ndaj Ballkanit kanë filluar edhe grupi është i plotë – ne besojmë në kualitetet tona dhe në kualifikim”, tha fillimisht ai për faqen zyrtare të Shkupit.
“Ne e njohim të gjithë kualitetin e Ballkanit – ata janë një grup që njihen mirë me njëri-tjetrin pasi luajnë qe disa vite së bashku. Respekt maksimal për ta, por Shkupi do të kualifikohet”, vazhdoi ai.
“Na ka munguar fati në ndeshjen e parë – besojë që në ndeshjen tjetër do të jemi pak më të qetë para golit dhe do të shkojë gjithçka mirë”, përfundoi Bajrami.
/GazetaBlic Sport


