Lajme

Escobar dhe Lajçak nesër në Prishtinë, analisti politik: Marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen ashtu siç janë dakorduar më herët

08/22/2022 19:43
nga:Q R

Analisti politik Gazmir Raci duke komentuar vizitën e paralajmëruar për ditën e nesërme të Emisarit amerikan Gabriel Escobar dhe  Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak në Prishtinë, thotë se marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen ashtu siç janë dakorduar më herët dhe se nuk duhet hapur asnjëra nga to, pasi që sipas tij, hyjmë në një fazë precedani dhe Serbia është e njohur për të hapur çdo gjë.

Ai në një prononcim për GazetaBlic vlerëson se Kosova konform Kushtetutës duhet të jetë bashkëpunuese me faktorin ndërkombëtar.

“Është mirë që tashmë kryenegociatorët amerikano-evropian janë në shuttle diplomacy për të afruar qëndrimet e palëve nga takimi i fundit. Kosova tani konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit duhet  të jetë bashkëpunuese me faktorin ndërkombëtarë. Marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen ashtu siç janë dakorduar më herët dhe nuk duhet hapur asnjëra nga to sepse hyjmë në një fazë precedani dhe Serbia është e njohur për të hapur çdo gjë edhe pse është pajtuar vetëm për të blerë kohë gjoja është konstruktive në dialog”, thotë ai.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar së bashku me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak nesër do të qëndrojnë për vizitë në Prishtinë.

 

Edhe Abdixhiku nesër në darkë pune me Escobarin

Escobar nesër në Prishtinë, fton në takim Memli Krasniqin