Një nga skuadrat më të mëdha në Kroaci është padyshim Hajduk Split.
Kjo skuadër ka fituar respekt të madh edhe në shtetet tjera të Ballkanit, pasi akademia e tyre është e hapur për lojtarët e talentuar të gjitha vendeve. Në të kaluarën, por edhe tani – shumë lojtarë nga Kosova kanë qenë pjesë e akademisë dhe ekipit të parë të Hajduk Splitit, shkruan GazetaBlic Sport.
Siç duket edhe tek klubi kroat janë të kënaqur me cilësitë e lojtarëve kosovarë që kanë qenë dhe janë pjesë e Splitit.
Frane Grgurevic, zyrtari i Hajduk Split në një prononcim për “Klan Kosova” ka thënë se lojtarët kosovarë janë mjaft të talentuar.
“Akademia jonë është shumë e zhvilluar, pasi funksionon qe 100 vite. Kemi nxjerrë shumë futbollistë nga kjo akademi dhe shpresojmë ta bëjmë një gjë të tillë edhe në vazhdim. Futbollistët që vijnë nga Kosova janë mjaft të talentuar dhe shpresojmë që këta që kanë ardhur ta kenë fatin e Ardian Ismajlit, Emir Sahitit e shumë të tjerëve”, tha Grgurevic.
Kujtojmë se së fundmi në prova tek Hajduk Split për prova kanë shkuar dy futbollistë kosovarë, Naxhi Berisha dhe Rijad Jashari.
/GazetaBlic Sport


