Lajme

Mehaj: Ushtarakët tanë ia dolën me sukses në kursin 5 ditor të mbijetesës

08/22/2022 11:45
nga:G B

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ushtarakët e Kosovës ia kanë dalë me sukses në kursin 5 ditor të mbijetesës, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook,a i ka thënë se komandot tona kanë pasur sfidë të jashtëzakonshme e të cilën e kanë përballuar me sukses të plotë.

Postimi i tij i plotë:

Ushtarakët tanë ia dalin me sukses në kursin 5 ditor të mbijetesës.

Pa tenda, pa thasë gjumi e me veshje minimale.

Me 900 kalori në ditë të plotësuar me 15 peshq të kapur me metoda të improvizuara.

Natën me maksimum dy orë gjumë, pastaj me 12 km marshim mbi terren të thyer.

Sfidë e jashtëzakonshme e përballuar me sukses të plotë nga komandot tona!