Lajme

Dy gra bëhen për spital nga disa të panjohur në Vushtrri

08/22/2022 10:31
nga:G B

Dy gra kanë raportuar se janë rrahur nga disa të panjohur të shtunën rreth orës 23:30 në Vushtrri.

“Bulevardi Adem Jashari, Vushtrri 20.08.2022 – 23:20. Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq nuk raportohet për të arrestuar.