Skuadra kampione në fuqi në Itali, AC Milan ka gabuar në xhiron e dytë të sezonit të ri në Serie A.
Atalanta e Gasperinit e ndali Milanin e Piolit në Bergamo me rezultatin 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Malinovskyi ka shënuar golin e parë në këtë duel për ekipin e Atalantas, ku gjeti cakun në minutën e 29’të.
Pjesa e parë e duelit u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë, Milan reflektoi duke barazuar shifrat me anë të Bennancer.
Pas dy javësh, dy skuadrat kanë nga katër pikë në renditjen tabelare.
/GazetaBlic Sport


