Sporti

“Xhebrailat” para ndeshjes Ballkani-Shkupi: Të enjten ju ftojmë për përkrahje masive

08/21/2022 20:42
nga:L J

Skuadra e Ballkanit të enjten luan ndeshjen më të rëndësishme në histori të klubit.

Ballkani do të luajë të enjten ndeshjen e kthimit ndaj Shkupit e cila është e vleshme për një biletë për grupet e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifogrupi i Ballkanit, “Xhebrailat” kanë bërë thirrje që të enjten ta përkrahin masovikisht ekipin e tyre të zemrës.

Ja njoftimi i tyre:

“Të Enjtën ju ftojmë për përkrahje masive, si asnjeherë më parë, Të Enjtën është koha mos mu ul kërkush, krejt në përkrahje të klubit së bashku me NE, në kordinim me Xhebrailat të gjithë në përkrahje të klubit”, shkruajnë tifozët e Ballkanit në rrjetin social, Facebook.

/GazetaBlic Sport