Sporti

West Ham ia zë vendin Manchester United, del në pozitën e fundit në tabelë

08/21/2022 17:01
nga:L J

Skuadra e West Ham United është mposhtur nga Brighton në shtëpi.

Brighton ka mposhtur West Ham United me rezultatin 0:2, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi i David Moyes, West Ham tani është në vendin e fundit në tabelë, pasi pas tri ndeshjeve nuk ka fituar asnjë pikë.

Para duelit të sotëm, Manchester United pozicionohej në vendin e fundit, por sonte West Ham ka kaluar në atë pozicion.

Në tri ndeshjet e para West Ham ka pranuar pesë gola dhe nuk ka shënuar asnjë.

/GazetaBlic Sport