Lajme

Haradinaj dënon ashpër sulmin në Gramsh: Shpresojmë të ndriçohet sa më parë rasti

08/21/2022 14:08
nga:G B

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dënuar ashpër sulmin në uzinën ushtarake në Gramsh, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai u ka uruar shërim të shpejtë ushtarakëve të lënduar, derisa shpreson që rasti të ndriçohet sa më parë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Dënojmë ashpër sulmin në Uzinën ushtarake në Gramsh të Republikës së Shqipërisë.

Urojmë shërim të shpejtë për të dy ushtarët e lënduar e gjithashtu shpresojmë në ndriçimin sa më parë të ngjarjes nga autoritetet e rendit dhe sigurisë në Shqipëri.