Lajme

Shpërthen bombola e gazit në Fier, gruaja përfundon në spital

08/21/2022 12:11
nga:G B

Një 49-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi ka marrë djegie në trup, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, që e përdorte për gatim.

E. T., 49 vjeçe, banuese në Frashër, Fier ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.