Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka vizituar në spital dy ushtarakët e lënduar dje në incidentin e ndodhur në Uzinën ushtarake të Gramshit, të cilët ka thënë se janë mirë dhe sot do të lirohen nga spitali, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se të gjitha institucionet e vendit po punojnë lidhur me rastin dhe shpejt do të ketë një rezultat nga një hetim më i plotë.
Postimi i tij i plotë:
Dy ushtarakët e lënduar një ditë më parë në incidentin e ndodhur në Uzinën ushtarake të Gramshit janë në gjendje të mirë dhe pritet që sot të lënë spitalin. I vizitova ata dhe u shpreha falënderimin tim dhe të qeverisë për reagimin e shpejtë dhe zbatimin pikë për pikë të ligjit ushtarak. Të gjitha institucionet që nga Agjencia së Sigurisë dhe Inteligjencës së Mbrojtjes, Policia Ushtarake, Antiterrori, SHISH, Policia e Shtetit, prokuroria po punojnë dhe shumë shpejt do të kemi rezultatet e një hetimi më të plotë.


