Lajme

Ngjarja në Gramsh mund të provokonte një incident ndërkombëtar, thotë eksperti

08/21/2022 10:28
nga:G B

Artan Rexhepi, ekspert kriminalistike tha për Euronews Albania se incidenti i ndodhur një ditë më parë në uzinën e armëve në Gramsh tregoi se sa lehtë mund të sulmojë agjentura ruse Shqipërinë.

Në një intervistë për Euronews Albania Rexhepi tha me shtetasit rusë duhet vigjilencë e shtuar pasi Shqipëria nuk i ka kapacitetet të menaxhojë agjenturën ruse.

“Nëse jemi para një sulmi agjenturor është një ngjarje shumë e rëndë, por fakti që u neutralizuan nga ushtarët tanë më bën që mos e bëj që janë agjentë të sofistikuar; ata janë në gjendje të neutralizojnë në sekondë. Nëse është një sulm strukturat e shtetit në kuptimin informativ kanë rënë”, tha eksperti.

Sipas tij, uzina ose duhet asgjësuar nëse është për t’u asgjësuar ose duhet ruajtur jo duke lënë 4 veta për ra ruajtur. Eksperti sugjeroi se fakti që rustë janë në një konflikt ndërkombëtar duhet të pasojë me kufizimin e ardhjes së tyre në Shqipëri.

“Një rast hipotetik; mund të hynin të merrnin ndonjë armë që mund  të ishte e ngjashme me ato që po përdoren në Ukrainë, dhe mund të provokonte një incident’ ja arma që po përdoret në Ukrainë”, tha eksperti.