Lajme

Çfarë u gjet në çantën e rusit, dëshmitari i sulmit në uzinë tregon detajet

08/21/2022 09:30
nga:G B

Gazetari i Euronews Albania Xhensil Shkëmbi ndodhet që prej mëngjesit në fashitin Çekin, Gramsh, ku ndodhet uzina e armëve, që një ditë më parë u sulmua nga tre shtetas rusë.

Ai mori disa rrëfime të banorëve të zonës, mes të cilëve edhe të një personi i cili kishte qenë dëshmitar në ngjarje dhe kishte mundur të shihte nga afër çfarë kishte ndodhur.

Banori i cili nuk ka dashur të identifikohet ka rrëfyer se ai dhe djali i tij janë prekur nga spraji me të cilin u sulmuan ushtarët.

Ai tregoi se në çantën e shtetasit rus ishte gjetur një aparat fotografik, disa mikroçipa që sipas banorëve janë futur brenda uzinës nga rusë, pinca dhe çelës papagall.

Banori rrëfeu se gjendja e të riut rus ishte e mirë, madje ai ishte shumë i qetë kur u kap.