Lajme

“Ujk i vjetër është Gjukanoviqi”, Nitaj-Abazoviqit: Të shfrytëzoi dhe të hedhi si leckë

08/20/2022 13:53
nga:Genita C

Zyrtari i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka ofenduar rëndë Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, duke e quajtur “budalla”.

Sipas Nitajt, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e ka shfrytëzuar Abazoviqin për ta nënshkruar marrëveshjen me Kishën Serbe dhe pastaj e ka “elminuar”.

“Kur te jeshe budalle ne politike, e ke fatin e Abazoviqit. Edhe te shfrytezojne e te hedhin si lecke. Ishin ba bashke krejt me rrezu, madje edhe ata te cileve u ka kryer sherbim. Me pase dashte Gjukanoviqi me e rrezu pa e shfrytezu, e kishte rrezu para se ta nenshkruante marreveshjen me Kishen Serbe! Por jo. Mjeshtri edhe e ka kryer punen edhe e ka eliminu budallen! Ujk i vjeter eshte Gjukanoviqi!”, ka shkruar Nitaj.

Ndryshe, pas dymbëdhjetë orë diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit, një orë pas mesnatës së 20 gushtit.

Krejt çka tha Abazoviq pasi u shkarkua