Lajme

Raporti i fundit me rastet e COVID në Kosovë: Një i vdekur e 303 qytetarë rezultojnë pozitiv

08/20/2022 11:55
nga:Genita C

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 303 raste të reja me COVID-19, raporton GazetaBlic.

Gjatë 24 orëve të fundit, një person ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me coronavirus.

Janë shëruar 858 ndërsa numri i rasteve aktive është mbi katër mijë.