Lajme

Berisha: Abazoviqi erdhi në pushtet me mashtrime, sikurse Albini në Kosovë

08/20/2022 11:27
nga:Genita C

Zafir Berisha nga NISMA ka reaguar pas rrëzimit të Dritan Abazoviqit nga Pushteti.

Në Facebook ai ka shkruar se Abazoviq ka ardhur në pushtet me demagogji e mashtrime, sikurse Albini në Kosovë. Sipas tij, këtë të fundit e pret fat i njëjtë.

“Na ishte njëherë njëfar Dritan Abazoviqi, kryeministër i Malit Zi. Erdhi në pushtet me demagogji e mashtrime, sikurse Albini në Kosovë, dhe realizoj detyrat e shtëpisë të marrura nga Serbia për bërjen e Malit Zi shtet jofunksional. E vërteta vonon, por nuk harron me ardhën, njëjtë do të vije edhe në Kosovë!”, ka shkruar ai.