Sporti

Fundjava në ligat evropiane, sot luajnë disa prej top skuadrave

08/20/2022 09:42
nga:E K

Sot, disa nga top skuadrat evropiane do zbresin në fushë në kuadër ligave evropiane.

Arsenali dhe Tottenhami do të tentojnë ta vijojnë rrugën e fitoreve edhe këtë javë në Premier League.

Bournemouthi do të jetë sfiduesi i londinezëve më fillim nga ora 18:30, ndërsa Spurs e presin në stadium të vetin Wolvesin.

Ndeshje të mira pritet të ketë edhe në Serie A, ku Interi do të luajë Specias në orën 20:45, ndërsa La Liga do ta rezervojë sfidën Celta Vigo – Real Madrid.