Sporti

Superliga e Kosovës vazhdon sot me xhiron e dytë, këto janë duelet e ditës së sotme

08/20/2022 08:34
nga:E K

Sot nis xhiro e dytë e Superligës së Kosovës.

Pas xhiros së parë, Gjilani, Prishtina dhe Llapi kryesojnë tabelën pasi janë tre skuadrat që kanë siguruar fitore ndaj Ferizajit, Dukagjinit dhe Drenicës, shkruan GazetaBlic Sport.

Në planprogramin e ditës së sotme janë të parapara të luhen 2 duele.

Drita e pret Dukagjinin në shtëpi, ashtu sikurse Llapi që është nikoqirë i Trepçës ’89.

Ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 17:00.

/GazetaBlic Sport/