Lajme

Haradinaj i uron Clintonit ditëlindjen: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën

08/19/2022 20:33
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar ish-presidentin amerikan Bill Clinton për ditëlindjen e tij, duke i uruar shëndet.

Ai falënderoi Clinton në Twitter për gjithçka që bëri për Kosovën.

“Gëzuar ditëlindjen zoti President. Kosova dhe populli i saj ju dëshirojnë shëndet dhe vite të begatë. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën”, shkroi Haradinaj.