Lajme

Çanak shpërthen ndaj Abazoviqit: Rrenc, pleh, armik i Malit të Zi

08/19/2022 16:32
nga:Astrit Gashi

Politikani liberal në Serbi, Nenad Canak, ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pasi ky i fundit në fjalimin e tij në Kuvendin e Malit të Zi ka thënë se disa malazezë e paguajnë 500 euro Çanakun vetëm për ta fyer atë si kryeministër.

Çanak ka thënë se një deklaratë e tillë është gënjeshtër, derisa Abazoviqin e ka quajtur edhe rrenc.

“Dritan Abazoviq, si zakonisht, gënjen. Askush nuk më “sjell” në Mal të Zi dhe nuk po ofendoj askënd, po them vetëm atë që kam parë: Dritan Abazoviq është gënjeshtar dhe pleh. Dhe armiku i Malit të Zi”, ka shkruar Çanak.