Lajme

“Ju pengon se jam shqiptar”, Abazoviqit për këtë deklaratë i reagon ish-diplomati Anton Berisha

08/19/2022 15:38
nga:Astrit Gashi

Dritan Abazoviq sot ka zgedhur ta përmend më zëshëm përkatësinë e tij kombëtare në parlamentin e malit të Zi ku po diskutohet rrëzimi i tij nga karriga e kryeministrit.

“Ju pengon fakti që jam shqiptar” tha ai derisa përplasej me deputetë nga partia e Milo Gjukanoviq.

Ndaj kësaj deklarata ka reaguar ish – diplomati Anton Berisha

Abazoviq eshte shembulli me i mire i thenies se Machiavellit, se: “Politika nuk ka lidhje me moralin.”

“Malazeztë ia dhanë besimin të udhëheq qeverinë, ky e keqpërdori kur në mënyrë tinzare shtetësinë e historinë e Malit të Zi ua dha pritërinjvë me ekstrem të Kishës Ortodokse Serbe, e tash tradhëtinë e tij politike e shtetërore tenton ta shesë në emër të përkatësisë së tij shqiptare. Soj tipik otomano-bizantin që hilen e ka model të bërit politikë” ka shkruar Berisha.