Sporti

Superliga e Kosovës ia sheh “hajrin” suksesit të Ballkanit – Kosova shënon ngritje në koeficientin e klubeve

08/19/2022 12:48
nga:E K

Suksesi i jashtëzakonshëm i Ballkanit ka bërë që liga e Kosovës të ngritet më lartë në koeficientin e klubeve në UEFA.

Ballkani është pranë kalimit në fazën e grupeve pasi dje mposhti në fazën Play-Off’it, Shkupin me rezultat 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Superliga e Kosovës ka përfituar nga kjo duke u renditur e 33’ta, duke lënë pas kështu shumë vende të njohura, poashtu edhe vende të rajonit si Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Mali Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Kjo është renditja e publikuar nga UEFA:

/GazetaBlic Sport/