Chelsea po tenton të transferojë sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang dhe një ditë më parë ka pasur një takim mes drejtuesve të bluve dhe përfaqësuesve të lojtarit.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, çështja e kontratës mes palëve nuk do të jetë problem, Chelsea e Aubameyang janë në një linjë.
Tani koha është që londinezët të bindin Barcelonën për transferimin e futbollistit nga Gaboni. Katalanasit duan 30 milionë euro dhe kjo shifër konsiderohet e lartë nga Chelsea.
Pierre Aubameyang update. Been told meeting with Chelsea on Thursday night was "very positive", personal terms won't be an issue – Chelsea and Auba's camp are on the same page about contract. ?? #CFC
It's now time for talks with Barça – €30m price tag considered too high. pic.twitter.com/dIX1HwfOmh
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 19, 2022


