Lajme

Dialog teknik/ Reagon Bajqinovci: Kishte në qendër ndarjen e Kosovs, sot flasim për njohje reciproke

08/18/2022 20:51
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar lidhur me deklaratat se dialogu nga politik ka kaluar në teknik, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se dialogu para disa viteve në qendër kishte projektin e ndarjes së Kosovës dhe amnistimin e krimeve të luftës.

Ai ka thënë se sot po flasim nevojën e padiskutueshme për njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes dhe respektimin e parimit të reciprocitetit.

Postimi i tij i plotë:

Kur thonë që kemi degraduar nga dialogu politik në dialog teknik, vetëm ta kemi parasysh që dialogu politik që kishim para disa viteve në qendër kishte projektin e ndarjes së Kosovës dhe amnistimin e krimeve të luftës. Ndërkaq sot po flasim për nevojën e padiskutueshme për njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes dhe respektimin e parimit të reciprocitetit. Në fakt, largimi nga këto dy të fundit do të ishte degradim.