Lajme

Nushi pas deklaratës së xhaxhait të Kurtit: E paskan trashegimi shpikjen e shpalljes së armiqëve

08/18/2022 14:39
nga:Genita C

Sekretari organizativ i Partisë Social Demokrate (PSD), Nol Nushi ka reaguar pas deklaratës së xhaxhait të Albin Kurtit, Hamza Kurtit se kryeministri ka armiq të jashtëm dhe të brendshëm.

Sipas Nushit, shpallja e armiqve të brendshëm dhe të jashtëm nuk është problem ideologjik, por, i njëjti e ka konsideruar të jetë trashëgimi familjare.

“Me gjase ky problemi i shpikjes e shpalljes se armiqeve te brendshem e te jashtem nuk qenka vec problem ideologjik, por edhe trashegimi familjare ?‍♂️“, ka shkruar Nushi në facebook.

Axha i Albin Kurtit: Ndonjëherë nuk është pajtuar as me mua, por kanë dalur fjalët e tij, ka armiqë të brendshëm