Sporti

Casemiro – Manchester United, lojtari dëshiron kalimin tek “Djajtë e Kuq”

08/18/2022 12:38
nga:L J

Skuadra e Manchester United po interesohet për shërbimet e Casemiros, mesfushorit të Real Madridit.

“Djajtë e Kuq” duan ta forcojnë ekipin pas startit të keq në Premierligë, shkruan GazetaBlic Sport.

Florentino Perez është takuar dje me Casemiro në Valdebebas. Është e qartë se Madridi nuk ka nevojë të shesë, por brazilianit iu tha se ai ka fituar të drejtën për të vendosur.

Lojtari është i gatshëm për të pranuar ofertën nga Manchester United.

Oferta e United është 60 milionë euro, kur Reali kërkon 80 milionë euro. Mund të arrihet një marrëveshje për 70 milionë euro.

/GazetaBlic Sport