Sporti

Probleme për Klopp, mesfushori i Liverpoolit nuk është i kënaqur me klubin!

08/18/2022 08:48
nga:L J

Naby Keita nuk është i kënaqur me situatën e tij në Liverpool.

Sipas mediumit gjerman, Sky – futbollisti Naby Keita nuk është i lumtur momentalisht në ekipin e Jurgen Klopp. Përkundër faktit se klubi kishte plane për rinovimin e kontratës së tij, bisedimet janë ndaluar për momentin, përcjell GazetaBlic Sport.

Klubi dhe lojtari janë ende në fazën fillestare të rinovimit të marrëveshjes.

Megjithatë, Liverpool nuk ka ndërmend të lërë Naby Keita të largohet para mbylljes së merkatos. Klubi është i përgatitur të rrezikojë që lojtari të largohet falas nga Anfield verën e ardhshme – edhe pse ata shpresojnë ta shmangin këtë.

/GazetaBlic Sport