Lajme

AAK: Komunat që udhëhiqen nga ne janë kampione

08/17/2022 21:23
nga:Astrit Gashi

AAK thotë se komunat e Kosovës që udhëhiqen nga ta, janë kampione në secilën matje që është bërë deri më sot.

“Kryetarët nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini e Bashkim Ramosaj, Bali Muharremaj e Smajl Latifi si dhe Zenun Elezaj, na bëjnë të mendojmë se ekziston mundësia që edhe në komunat tjera të kemi të tillë kryetar. Nuk është në pyetje individi, është vizioni i partisë, serioziteti dhe vlerat mbi të cilat është krijuar ajo”, thuhet në një postim të AAK’së në Facebook.