Lajme

Takimi Kurti-Vuçiq/ Deputetja e AAK-së: Të diskutohet marrëveshja finale me njohje reciproke, jo tema teknike

08/17/2022 18:52
nga:G B

Nesër në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë për Gazeta Blic, se në takim nuk duhet diskutuar çështje teknike por politike, që është marrëveshja finale me njohje reciproke.

“Ajo çka duhet të diskutohet nesër nuk duhet të jenë çështje teknike por politike, që është marrëveshje finale me njohje reciproke, ku respektohet integriteti dhe territorialiteti i Kosovës, duke u respektuar Kushtetuta e vendit. Temat teknike duhet të hiqen pasi nuk i konvenojnë Kosovës, ato i konveojnë veç Serbisë”, thotë ajo.

Sipas deputetes, Kosova duhet ta shfrytëzojë momentumin që SHBA dhe Anglia kërkojnë që të ketë njohje reciproke dhe më pas të hapet kapitull i ri për Kosovën.

“Duhet shfrytëzuar përfshirjen e SHBA-ve në këtë dialog dhe Anglisë dhe gjitha shteteve që zyrtarisht po kërkojnë marrëveshje finale me njohje reciproke. Duhet shfrytëzuar këtë momentum dhe dialogu që është stërzgjatur duhet të përfundojë me njohje dhe në mënyrë që dialogu t’i kthehet edhe temave tjera, për arsim, shkencë, ekonomi e te tjera dhe të hapet kapitull i ri për Kosovën”, deklaron Kadrijaj./Gazeta Blic/