Nëse i referohemi web faqes zyrtare të UNMIK në mandatin përshkruhet në aspektin shumë perfid:
Pozicionimin,
Orientimi si dhe
Tendenca.
Ku në këtë opinion do japim një përshkrim mbi këto tri shtylla kryesore që potencuam më lart.
Pozicionimi:
Selia e Misionit është në Prishtinë, ndërsa përkrahja vjen edhe nga zyra në Mitrovicë dhe ajo në Pejë. Përveç kësaj, Zyra e KB-së në Beograd luan rol të rëndësishëm politik dhe diplomatik, si dhe krijon ndërlidhje me udhëheqësinë olitike në Serbi. Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008, dhe është njohur nga më shumë se 100 shtete anëtare të KB-së. UNMIK-u vazhdon të zbatojë mandatin e vet në mënyrë neutrale ndaj statusit dhe funksionon në bazë të Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit.
….Nga zyra në Mitrovicë dhe ajo në Pejë , kjo jep pozicionimin që presupozohet që në Mitrovice (Të gjitha komunat veriore) do të përshkallëzohet situata e sigurisë si dhe në komunën e Pejës (Manastiri i Deçanit, Patriarka e Pejës) , pra UNMIK në këtë aspekt duhet t’i bëhen dy pyetje esenciale që ndërlidhen me situatën e sigurisë por edhe atë politik sepse në kuadër të saj vepron edhe zyra për çështje politike.
A ka informacione relevante që mund të cenojnë sigurinë në këto komuna (përjashto orkestrimin zyrtar nga Beogradi që ndodh në veri të vendit)?
Nëse ka informacione a i ka ndarë këto informacione me institucionet e Republikës se Kosovës (pavarësisht qëndrimit mbi Rezolutën 1244 që nuk e njeh Kosovën dhe zhvillimin e saj politik dhe juridik)?
Orientimi
UNMIK që nga shpallja e pavarësisë se Kosovës në 2008 si dhe avancimit të saj në fushën politik dhe të kushtetushmërisë së vendit . Kjo në çdo forme ka tentuar që përmes orientimit të saj që ka si mision nga OKB-ja që jo çdo here ta paraqes situatën reale në raportet e saja të raportuara në KS (Këshillin e Sigurisë) duke kritikuar edhe aksionet në shtrirje të autoritetit zyrtar në komunat veriore të Kosovës duke klasifikuar si veprime jo të matura dhe të nxitura nga autoriteti vendor i Kosovës.
Pra këtu kemi vetëm një pyetje interesante që duhet ti behet këtij mekanizmi ndërkombëtar dhe që është:
Punonjësit e juaj që veprojnë në këto zyre (ndërkombëtar) a janë nën ndikim të orientimit politik Rusisë dhe a keni bere verifikimin e tyre të pavarur para që të nisin misionin – gjatë misionit dhe pas misionit se a ka ndryshime…
Sepse në të kaluarën ka pasur fakte që janë të orientuar nën politikat e shtetit të Rusisë.
Tendenca
A ka tendencë që zyra e UNMIK me seli në Mitrovicë/Pejë, por me theks të veçantë në Mitrovice të ri-aktualizohet si rezultat si tensioneve në veri të vendit dhe narracionit të krijuar nga ana e aparaturës shtetërore të Serbisë që ka: persekutim, vrasje, shantazh kundër qytetareve të komunitetit serb që jetojnë në veri të vendit.
Dhe nga ky “realitet” jofaktik a do kërkohet që UNMIK-u të rikthehet në administrimin e komunave në veri të vendit si kërkesë të del nga takimi i 18 gushtit në mese Presidentit Serb dhe Kryeministrit të Kosovës që masa e reciprocitetit i shtyrë nga qeveria e Kosovës të zbatohet nga UNMIK dhe KFOR në veri të vendit dhe kështu në vazhdën e dialogimit të kemi kërkesa shtese që ndërlidhen me ri-kthim të dokumenteve paralele të lëshuar nga UNMIK për atë pjese dhe qytetaret serb që jetojnë dhe kështu Serbia ne anën tjetër do pranonte që qytetaret që kanë dokumentet paralele të lëshuar nga UNMIK mund të lëvizin pa as një pengesë këtu hyn edhe targat e veturave.
Pra a është loje perfide e UNMIK (ndikim i Rusisë) që të përdoret ky mekanizëm në agjendën e tyre në Kosovë, kjo mbetet të shihet se si do kemi ndryshim ne terren.