Sporti

Matthaus: Musiala është e ardhmja e Bayernit, ai kushton 150 milionë euro

08/17/2022 15:09
nga:L J

Ish futbollisti gjerman, Lothar Matthaus, beson se 19-vjeçari i Bayernit Jamal Musiala është një talent i jashtëzakonshëm.

“Musiala është e ardhmja e klubit dhe gjithashtu, një figurë tepër popullore. Musiala bën diferencën dhe shënon shumë gola,” tha Matthaus për Sky.

“Nëse dikush do të donte ta blinte tani, do të duhej të paguante gati 150 milionë euro. Por ky nuk është problem sepse ai sigurisht që nuk është në shitje,” beson Matthaus për mesfushorin e ri ofensiv vlera e të cilit nga Transfermarkt vlerësohet në 65 milionë euro dhe kontrata e të cilit me klubin e Mynihut është deri në vitin 2026.

Musiala iu bashkua Bayernit në vitin 2019, duke ardhur nga Chelsea.

Ai ka dy shtetësi gjermano-angleze, por vitin e kaluar vendosi të luajë për kombëtaren A të Gjermanisë, edhe pse më parë ka luajtur për kombëtaret e reja angleze.

Në tre ndeshjet e para zyrtare të këtij sezoni për Bayernin, ai shënoi katër gola dhe dha një asistim.

/GazetaBlic Sport