Sporti

Reagon FC Besa: Nuk jemi shuar, kemi probleme të mëdha financiare, kontributi i secilit është i mirëseardhur.

08/17/2022 13:32
nga:L J

Skuadra e Besës në futboll ka reaguar pas raportimeve se do të shuhet klubi.

Ekipi pejan ka reaguar në rrjetin e tyre social, Facebook – duke theksuar se klubi po përballet me probleme të mëdha financiare, mirëpo nuk do të shuhen, përcjell GazetaBlic Sport.

Nga klubi pejan thonë se janë regjistruar në FFK për garat e edicionit 2022/23.

Me anë të këtij postimi ata poashtu theksojnë se kontributi i secilit është i mirëseardhur.

Ja reagimi i tyre: