Dy civilë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur nga bombardimet prej forcave ruse në 24 orët e fundit në rajonin e Donetsk, sipas guvernatorit Pavlo Kyrylenko.
Vdekjet u raportuan në Adiivka dhe në Zaitseve, raporton AlJazeera.
Instituti për Studimin e Luftës me bazë në Uashington, ka thënë se Rusia ka nisur operacione sulmuese rreth Bakhmut, në jugperëndim të Avdiivka, dhe në jugperëndim të qytetit Donetsk, në rajonin e Donetsk ditët e fundit.


