Lajme

Dy ditë para takimit me Vuçiqin, Kurti flet në telefon me këshilltarin e DASH-it – tregon çka biseduan

08/16/2022 20:26
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me Derek Chollet, këshilltar në Departamentin amerikan të shtetit, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka bëtë të ditur përmes një postimi në Twitter, derisa ka thënë se pati telefonatë të frytshme ku diskutoi për dialogun, duke theksuar rëndësinë e marrëveshjes me njohje reciproke..

“Telefonatë e frytshme me @CounselorDOS  për shumë çështje duke përfshirë dialogun me Serbinë; duke theksuar rëndësinë e një marrëveshjeje të përqendruar në njohjen reciproke. Ai përcolli përshëndetjet e Sekretarit Blinken pas takimit tonë të mrekullueshëm në DC muajin e kaluar”, ka shkruar Kurti./Gazeta Blic/