Lajme

“Këta fiqfiriqët sorosianë”, Tërmkolli reagon ndaj LDK-së për mostakimin me presidentin Begaj

08/16/2022 19:27
nga:G B

Melihate Tërmkolli ka reaguar për mostakimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka falënderuar Begajn për homazhet te varri i presidentit Rugova.

Ndërsa, zyrtarët e LDK-së i ka quajtur fiqfiriqë sorosianë neo-jugosllavë, që thotë se e kanë “kapë” LDK- në, një “katramë” më shumë se Albini VV- në dhe se po bëhen gazi i botës.

Postimi i saj i plotë:

Faleminderit President i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj për nderim e homazhe në Memorialin e Presidentit historik të Kosovës dhe liderin e shqiptarëve, dr. Ibrahim Rugova!

Këta fiqfiriqët sorosianë neo-jugosllavë që e kanë “kapë” LDK- në, një “katramë” më shumë se Albini VV- në, u bën gazi i “botës”! Kush merret me ta more!

#MT