Lajme

E zuri rryma, vdiq një 14-vjeçar në Shqipëri

08/16/2022 18:23
nga:G B

Një 14-vjeçar në Vaun e Dejës në Shqipëri, ka humbur jetën të martën, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja thuhet se ndodhi në banesën ku po jetonte ai, shkruan Euronews.al.

Në njoftimin e policisë thuhet se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave.