João Felix e filloi sezonin në mënyrë të mirë me tre asistime në fitoren e Atlético Madrid ndaj Getafe (3-0). Sulmuesi portugez shpreson të ketë më shumë fat këtë sezon për sa i përket lëndimeve.
“Shpresojë të jem me fat dhe të mos lëndohem. Po punoj që të jem në nivelin më të mirë, kështu që të mos lëndohem, por ndonjëherë futbolli është i padrejtë. Shpresoj që këtë vit të mos kem lëndime dhe prandaj sigurisht që do të jem në një nivel të mirë, sepse po punoj”, tha sulmuesi duke folur për Movistar.
Joao Felix ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit: “Ne luajtëm shumë mirë, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Shpresoj të jetë kështu në çdo sfidë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


