Sporti

Van Dijk për kartonin e kuq të Nunez: Ai duhet të kontrollojë vetën që të mos i ndodhë më në të ardhmen

08/16/2022 13:51
nga:L J

Virgil van Dijk komentoi kartonin kuq të Darwin Nunez në ndeshjen kundër Crystal Palace, në minutën e 57-të.

Sulmuesi i Liverpoolit goditi me kokë lojtarin e Crystal Palace, Andersen pas një dueli intensiv gjatë gjithë lojës, përcjell GazetaBlic Sport.

Van Dijk potencon se Nunez do të mësojë nga kjo sjellje e tij.

“Ai do të mësojë nga kjo. Ne e dimë se ai është një njeri i mirë, i qetë dhe është diçka që thellë brenda vetes e dimë se ai nuk dëshiron ta bëjë. Duhet të siguroheni që të mos ndodhë më në të ardhmen”, ka theksuar mbrojtësi holandez pas takimit.

/GazetaBlic Sport