Sporti

Andersen zbulon kërcënimet me vdekje që mori pasi u godit me kokë nga Darvin Nunez

08/16/2022 13:30
nga:L J

Mbrojtësi i Crystal Palace, Joachim Andersen ka marrë kërcënime me vdekje dhe qindra mesazhe abuzive në mediat sociale, pasi u godit me kokë nga sulmuesi i Liverpool, Darwin Nunez, të hënën mbrëma.

Sot në mëngjes, Andersen zbuloi në storyt e tij në Instagram se si ai kishte marrë dhjetëra mesazhe abuzive që nga incidenti, duke ndarë shembuj të shumtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Këtu përfshiheshin kërcënimet për të vrarë 26-vjeçarin dhe familjen e tij.

“Kam marrë ndoshta 400 nga këto mesazhe mbrëmë,” shpjegoi ai. “Unë e kuptoj që ju mbështesni një ekip, por kini pak respekt dhe ndaloni të veproni si të fortë në internet.”