Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se publikimi i detajeve të urdhrit, i cili u përdor për të kontrolluar pasurinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump javën e kaluar, mund të shkaktojë “dëm të pariparueshëm” në hetimin e tij, raporton BBC.
Ministria kërkon të mbajë të fshehtë deklaratën nën betim, një dokument gjyqësor që përmban provat e nevojshme për marrjen e urdhrit.
Prokurorët thanë se një veprim i tillë “do të shkaktonte dëm të konsiderueshëm dhe të pariparueshëm në këtë hetim penal në vazhdim”


