Sporti

Trajneri 68-vjeçar, Pellegrini mahnit tifozët me lëvizjet e tij me topin gjatë ndeshjes Betis-Elches

08/16/2022 09:27
nga:L J

Manuel Pellegrini, trajneri i Betisit ka befasuar publikun me lëvizjen e tij në ndeshjen kundër Elches. Ndërsa skuadra e tij po fitonte 2:0, Pellegrini kënaqi turmën me lëvizjen e tij të futbollit. Gjegjësisht, në minutën e 55-të, një top i lartë fluturoi drejt tij dhe ai e ndali në mënyrë perfekte, për kënaqësinë e përgjithshme të publikut në tribunë. Ndeshja përfundoi me fitoren 3:0 të Betisit.

Pellegrini me përvojë e kaloi të gjithë karrierën e tij si lojtar në vendlindjen e tij, duke luajtur për Universidad de Chile. Si trajner, ai ndryshoi disa klube të Amerikës së Jugut. Ai ishte trajner në Kili, Argjentinë dhe Ekuador dhe më pas në vitin 2004 mori drejtimin e Villarrealit. Ai ishte trajner i Real Madridit për një vit e gjysmë, por popullaritetin më të madh e fitoi në Manchester City, me të cilin fitoi kampionatin anglez.

Ai drejtoi ndeshjen e tij të 100’të në stolin e Betis të hënën mbrëma.