Sporti

Trajneri i Fenerbahces: Ronaldo nuk do të luajë në ekipin tonë!

08/16/2022 09:11
nga:L J

Thashethemet e intensifikuara për largimin e Cristiano Ronaldos nga Manchester United nuk lanë askënd indiferent, madje arritën edhe në Turqi. Pas fitores ndaj Kasimpasa (6-0), Jorge Jesus, trajneri i Fenerbahces është pyetur për mundësinë që ta ketë kapitenin e Kombëtares Portugeze në Stamboll dhe nuk kishte asnjë dyshim në përgjigje.

“Po, unë jam mik i Ronaldos, por ai nuk dëshiron të vijë, ka ide të tjera. Unë nuk mendoj se ai do të luajë në ndonjë ligë tjetër përveç top 5-shes. Ende nuk e di nëse do të qëndrojë te Manchester United, por jam i sigurt se nuk do të luajë te Fenerbahce. Nuk është se nuk dua unë, por sepse ai nuk do”, u justifikua ai.

Sa i përket fitores, Jorge Jesus vlerësoi performancën e skuadrës.

“Kushdo që shikon rezultatin do të mendojë se ishte një fitore e lehtë, por ishim ne që e bëmë lojën të lehtë. E nisëm mirë, i vumë shumë presion mbrojtjes kundërshtare. Më duhet të përgëzoj lojtarët e mi”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/