Liverpool ka ndarë pikët me Crystal Palace
1:1 ishte epilogu i ndeshjes në ‘Anfield’.
Në 45 minutat e para ishin vendasit që dominuan në çdo aspekt lojën, por jo edhe me gola, pasi nuk arritën të tundin rrjetën e Crystal Palace.
Liverpooli kishin disa mundësi të realizonin me Darwin Nunez, Harvey Elliott dhe Mohamed Salah, por që nuk i konkretizuan ato.
Kurse, mysafirët me rastin e parë, arritën të shënojnë me anë të Wilfried Zaha, në minutën e 31` të ndeshjes.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Crystal Palace.
Pjesa e dytë ishte edhe më interesante, me Liverpoolin që po kërkonte me ngul golin e barazimit.
Por, që assesi nuk po e gjenin.
Nga minuta e 57` ekipi i Jurgen Klopp mbetën me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Darwin Nunez.
Pak minuta më vonë ishte Luis Diaz që shënoi një supergol, për të barazuar rezultatin.
Ky është barazimi i dytë i Liverpoolit në edicionin e ri të Premier Ligës,(pas barazimit me Fulhamin) ndërsa Crystal Palace kishte humbur në xhiron e parë (nga Arsenali).


