Sporti

Tottenham përgatit ofertën e re për Zaniolo

08/15/2022 19:39
nga:E K

Nicolo Zaniolo vazhdon të jetë në radarin e Tottenham Hotspur.

Sipas ‘CalcioMercatoWeb’ Tottenham po përgatit një ofertë të re për Nicolo Zaniolo të Romës.

Skuadra italiane mbetet e palëkundur në kërkesat e tyre pasi kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.

Ndërkohë, edhe Chelsea mbetet e interesuar për lojtarin.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.