Lajme

Reduktimet e rrymës, në veri ndriçimi publik ndezur edhe ditën (Video)

08/15/2022 16:02
nga:G B

Nga sot në Kosovë janë rikthyer reduktimet e energjisë elektrike, raporton Gazeta Blic.

KEDS ka njoftuar se reduktimet do të jenë 6 orë me rrymë dhe 2 pa to.

Reduktimet kanë nisur tani nga mesi i muajit gusht, derisa paralajmërimet janë për një dimër të rëndë, për shkak të krizës energjetike.

E, derisa vendi po përballet me reduktime, kjo nuk vlen edhe për pjesën e veriut të banuar me serbë.

Madje, në atë pjesë dritat e ndriçimit publik janë të ndezura edhe gjatë ditës.

Këtë mund ta shihni në videon e mëposhtme.