Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi e ka quajtur skandal vendimin për reduktimet e rrymës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se reduktimet tani tregojnë se Qeveria do të jetë përgjegjëse për krizën më të madhe energjetike në vend që nga pavarësia e Kosovës.
Ajo po ashtu ka thënë se reduktimet do të prishin përditshmërinë tonë shtëpiake dhe do të shkaktojnë dëme të pariparueshme në biznese, duke i detyruar edhe të blejnë gjeneratorë të shtrenjtë.
Postimi i saj i plotë:
Reduktimet e energjisë elektrike edhe para hyrjes në vjeshtë, tregojnë se kjo Qeveri do të mbahet përgjegjëse për krizën më të madhe energjetike në vend që nga Pavarësia e Kosovës.
Joserioziteti, mungesa e intervenimeve me kohë, refuzimi i projektit amerikan, marrëveshja e keqe për energjinë me Serbinë, mungesa e subvencionimit, mungesa e bashkëpunimit me KOSTT-in, KEK-un, KEDS-in, ZRRE-në dhe çdo institucion e sektor të rëndësishëm për energjinë, flasin për dështimin më të madh qeveritar në çdo fushë, e veçanërisht energjinë.
Reduktimet do të prishin përditshmërinë tonë shtëpiake dhe do të shkaktojnë dëme të pariparueshme në biznese, duke i detyruar edhe të blejnë gjeneratorë të shtrenjtë. Skandal, skandal, skandal!


