Sporti

Napoli nuk ndalet, ka gati transferimin e tre futbollistëve

08/15/2022 15:24
nga:L J

Napoli dëshiron t’i japë goditjen përfundimtare këtij merkato dhe ka tre ardhje të rëndësishme në rrugën e duhur për të përforcuar skuadrën e Luciano Spallettit.

Sipas Il Corriere dello Sport, skuadra italiane është shumë afër mbylljes së transferimeve të Keylor Navas, Tanguy Ndombele dhe Giacomo Raspadori.

Transferimi më i komplikuar duket ai i Raspadorit.

Më në negociatat me Sassuolon për Raspadorin po ecin mirë pavarësisht kërkesave të larta të skuadrës së Sassuolos, të cilët kërkojnë të marrin sa më shumë para duke lënë të shkojë një nga talentet e tyre. Por, transferimi i tij nuk përjashtohet në asnjë rast.

/GazetaBlic Sport